Krasniqi: Veprimtaria e Fehmi Aganit do të mbetet përgjithmonë në historinë e Kosovës

06 maj 2024 | 14:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar akademikun, Fehmi Aganin në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Krasniqi është shprehur se veprimtaria atdhetare dhe intelektuale e Aganit në kuadër të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet përgjithmonë në histori.

“Sot, kujtojmë me nderim akademik Fehmi Aganin, i cili 25 vjet më parë u vra nga regjimi kriminal i Milloshevqit.  Veprimtaria e tij atdhetare dhe intelektuale në kuadër të lëvizjes politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet përgjithmonë në historinë e vendit tonë.  I përjetshëm është respekti për veprën dhe kontributin e Profesor Aganit!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarët e Ergys Arrazit kanë folur në lidhje me ngjarjen…