Krasniqi: Vështirë mund të merret vesh se çfarë synojnë ShBA-ja dhe BE-ja në raport me qeverinë Kurti
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se e ka të vështirë ta kuptojë se çfarë saktësisht po synojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhje Bashkimi Evropian (BE) në raport me qeverinë Kurti.
Ai ka shkruar në “Facebook” se ShBA-ja dhe BE-ja e përkrahin dhe të njëjtën kohë e kritikojnë qeverinë.
“Shumë vështirë mund të merret vesh se çfarë saktë synon ShBA e BE në Kosovë, në raport me qeverinë Kurti. Në njërën anë e përkrahin, në të njëjtën kohë e kritikojnë. Kur e përkrahin, nuk e ndihmojnë që të zgjidhë probleme, kur e kritikojnë, nuk i bëjnë asnjë presion që të shmanget nga gabimet. Vetëm fjalë, llafe kot. Rezultati i kësaj loje absurde është vetëm nxitja e histerisë antiperëndimore të militantëve të LV-së se si Kurti po ua ‘thyen hundët’ edhe ShBA e BE-së”, ka shkruar Krasniqi.