Krasniqi: Vetëm këtë vit më shumë se se 200 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi
08 tetor 2024
| 19:08
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kurti është duke fyer inteligjencën e popullit me deklaratat e tij për papunësinë në vend.
Krasniqi ka demantuar kryeministrin Kurit, duke thënë se vetëm gjatë këtij viti më shumë se 200 mijë qytetarë kanë ikur nga vendi.
“Kryeministri Kurti po fyen intelegjencën e popullit me deklaratat e tij.
Është marrëzi që të deklarohet se nuk ka më parulla “duam punë” sepse vetëm gjatë këtij mandati kanë ikur më shumë se 200 mijë qytetarë nga vendi. Kjo qeveri e ka mbyt shpresën e qytetarëve dhe tani del tallet se është ulur papunësia. Turp z. Kryeministër, do të mbaheni në mend vetëm për mashtrime dhe korrupsion”, thuhet në postimin e saj.