Krasniqi: Viktimat e dhunës seksuale ende po dëbohen nga shtëpitë e tyre

21 dhjetor 2019 | 23:47

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka reaguar ndaj stigmatizimit nga shoqëria dhe familja për femrat që përjetuan dhunën seksuale gjatë luftës.

Krasniqi-Goodman ka thënë se shpesh ka menduar se si do të reagojnë njerëzit e tjerë kur të kuptojnë se çfarë ju ka ndodhur nga kriminelët. Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ajo u shpreh se ka shpresuar shumë se viktimave do t’ju jepet ndihma e nevojshme.

Krasniqi-Goodman tregoi një rast për të cilin kishte mësuar, ku një grua ishte dëbuar para disa ditësh nga shtëpia bashkë me fëmijët duke mbetur në rrugë.

Postimi i plotë:

Unë shpesh kam menduar se qysh kanë me reaguar njerëzit kur të kuptojnë se çfarë na ka ndodhur ne fëmijëve-vajzave dhe të tjerëve nga kriminelët, dhe kam menduar që të paktën kanë me filluar me i përkrahur edhe pse vonë pas 20 vitesh, por është sot edhe gjithë kemi nevojë për. Sot kur ditën fillova me rutinën e njëjte, duke menduar rreth gjerave të përditshme, me thërret njëra nga të mbijetuarat e cila ishte vetëm 13-vjeçare gjatë luftës, por ajo sot me jap lajmin e trishtueshëm se e kanë përzënë nga shtëpia, duke e lënë në rrugë me fëmijë, dhe ky rast më tronditi shumë, dhe unë ndjehem e pafuqishme që të bëjë diçka për atë familje! Sikur ajo të kishte vëllezër sikur të mijtë dhe të tjerët kurrë nuk kishte me i ndodhur kjo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Landit (republikane) e Frankfurtit ka dënuar dy persona…