Krasniqi: Vizioni i PDK-së për Kosovën është i pandashëm me pritshmëritë dhe besimin që ka tek rinia

24 tetor 2023 | 17:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kjo parti është njëri nga shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës.

Ai ka bërë me dije se angazhimi i të rinjve në politikë dhe inkuadrimi i drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje, kanë  qenë temat të cilat i kanë diskutuar të martën në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).

“Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë. Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë. Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore Vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie etnike në Beograd, ka…