Krasniqi viziton BIK-un: Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe falënderimi

30 mars 2025 | 11:25

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kolegë partiakë kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u pritën nga myftiu Naim ef. Tërnava.

Krasniqi ka thënë se Fitër Bajrami është një moment reflektimi dhe falënderimi, ku vlerat e sakrificës, solidaritetit dhe dashurisë për njëri-tjetrin vihen në pah më shumë se kurdo.

“Kjo festë na kujton rëndësinë e unitetit dhe të bashkëjetesës, duke na frymëzuar që të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri të mbështetur në respekt, harmoni dhe mirëkuptim. Le të sjellë kjo ditë gëzim dhe begati në familjet e të gjithë qytetarëve tanë! Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i…