Krasniqi viziton familjen e Thaçit dhe Veselit në 4 vjetorin e shkuarjes së tyre në Hagë: Padyshim, dielli do të lindë përsëri

05 nëntor 2024 | 15:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, me rastin e 4 vjetorit të arrestimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë të Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit Kadri Veseli, ka vizituar familjet e dy ish-liderëve të PDK-së.

“Sot, kur po bëhen 4 vite nga arrestimi i tyre nga Dhomat e Specializuara në Hagë, në dy takime të përzemërta që pata me Lumen dhe Endritin, gruan dhe të birin e Presidentit Thaçi, si dhe me Violetën, bashkëshorten e kryetarit Veseli – rikthyem në kujtesë momentet më krenare me ta si familjarë e bashkëpunëtorë, fjalët me peshë e rrugën që na e trasuan drejt fitoreve e sukseseve”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli u lindën për t’i shërbyer atdheut.

“Fati i Kosovës, u bë fati i tyre. Rrugëtimi i tyre ndër dekada, si çlirimtarë, shtetformues dhe liderë vizionarë – është një histori e jashtëzakonshme dashurie dhe kontributi për Kosovën. Thënë më mirë, ata dhe shokët e tyre janë vetë historia”, ka shkruar ai.

Kryetari i PDK-së tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të gjithë shokët e tyre do të dalin faqebardhë edhe nga kjo betejë e fundit për të vërtetën e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pa dyshim, dielli do të lindë përsëri”, shkroi ai.

https://www.facebook.com/share/1AhWCECwsE/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, ka thënë se…