Krasniqi viziton një fshat në Leposaviq, ruhet nga njësitë speciale

03 gusht 2023 | 18:57

Të shoqëruar me njësi elitare speciale policore, dy ministra të qeverisë kosovare, ai i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, dhe ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq, kanë qenë në vizitë në Leshak të Leposaviqit, ku, siç njoftuan përmes një postimi në Facebook, janë takuar me disa qytetarë të cilët kanë pësuar dëme materiale si pasojë e zjarrit.

Bashkë me ministrin Nenad Rashiq sot ishim për vizitë në Leposaviq. Në Leshak, takuam dhe biseduam me qytetarë për problemet dhe kërkesat e tyre. Vizituam edhe familjen të cilës si pasojë e zjarrit i është djegur ferma bashkë me disa krerë gjedhe brenda saj”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se në Leshak të Leposaviqit Qeveria e Kosovës kishte marrë disa vendimet për shpronësime për të ndërtuar stacion policor kufitar, teksa ishte kritikuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtare për mosdialogim me banorët lokalë atje. Punimet kishin nisur, por ishin ndërprerë pas protestimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka postuar një foto…