Krasniqi viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Vizita e Krasniqit në Hagë vjen në kohën kur Kosova festoi 15-vjetorin e Pavarësisë.
Krasniqi ka thënë se është përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!
“Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi”.
“Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë. Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.