Krasniqi viziton Zonën Ekonomike të Vitisë, priten të vendosën rreth 40 biznese

15 dhjetor 2020 | 15:05

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar sot Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë, për të patë nga afër punimet që po bëhen për ta finalizuar këtë projekt të rëndësishëm ekonomik për këtë komunë.

Ai ka thënë se në bazë të projektit, këtu parashihen të vendosën rreth 40 biznese të fushave dhe veprimtarive të ndryshme.

“U dakorduam që menjëherë, pas finalizimit kësaj zone ekonomike, t’i shtohen edhe disa hektarë për ta rritur hapësirën e saj dhe për t’iu mundësuar qasje dhe hapësirë edhe bizneseve të Gjilanit dhe Luginës së Preshevës, që të investojnë në këtë zonë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas dinamikës së punës, ai ka bërë me dije se në fillim të pranverës së vitit të ardhshëm priten të vendosen bizneset e para.

Këtë projekt e ka financuar MTI-ja dhe kapë vlerën 1.8 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Preteni shpall të pavlefshme diplomën e SHMLE "Hasan Prishtina",…