Krasniqi: Welleri dhe Emersoni ishin të angazhuar si ekspertë ndërkombëtarë në hartimin e platformës për dialog
Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, ka bërë me dije se gjatë hartimit të platformës për dialogun me Serbinë, ekipi negociator kishte angazhuar dy ekspertë ndërkombëtarë, Marc Wellerin dhe Ben Emersonin.
Krasniqi ka thënë se gjatë procesit të dialogut Kosova do t’i ketë ekspertët më të mirë vendorë dhe ndërkombëtarë.
“Ekipi negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson. Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasuar stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë. Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, ka me i pas Kosova, veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pas ekspertë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/