Krasniqi: Zgjedhjet e parakohshme nuk prodhojnë situatë tjetër
24 prill 2018
| 21:50
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme nuk do të ndryshonin situatën politike në Kosovë.
“Ne besojmë se shkuarja në zgjedhje pa disa parapërgatitje nuk prodhon gjendje tjetër. Pra do të kemi ripërsëritje të gjendjes”, ka thënë Krasniqi në “RTK”.
Sipas tij një e metë e madhe është reforma zgjedhore si dhe duhet të ndryshojë klima e komunikimit të partive politike.
Krasniqi ka thënë se Nisma Socialdemokrate do të jetë pjesë e debatit të ftuar nga LDK-ja dhe do ta thotë qëndrimin e vet.