Kravatat për kryeministrin, Matoshi u përgjigjet me raportin e 100-ditëshit
26 dhjetor 2017
| 13:56
Në aksionin simbolik ku i janë dërguar mbi 200 kravata kryeministrit Ramush Haradinaj, ka dalë këshilltari i kryeministrit, Halil Matoshi, i cili u ka shpërndarë diçka protestuesve.
“E vlerësojmë shumë performancën tuaj. Urime festat!”, ka thënë Matoshi atyre që i sollën mbi 200 kravata kryeministrit Haradinaj.
Në një emision televiziv Haradinaj, ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dalë gjithqysh.