Kravatë dhe pjatë dekoruese, dhuratat e Edi Ramës për Albin Kurtin

19 shtator 2024 | 16:54

“Express” ka publikuar dhuratat e marra nga kryeministri Albin Kurti që prej ardhjes në pushtet.

Sipas listës së siguruar përmes qasjes në dokumente publike, figuron një dhuratë që ai e ka marë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky i fundit, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, i ka dhuruar kryeministrit Kurti një kravatë dhe pjatë dekoruese.

Vlera e tyre, sipas zyrës së kryeministrit është 20 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarë, miq, të afërm, kolegë e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën…