Kredia për skemat pensionale, pushteti e largon nga votimi, dëshiron t’i sigurojë 80 vota
Lëvizja Vetëvendosje e ka hequr nga rendi i ditës marrëveshjen ndërkombëtare për financimin e reformës në skemat pensionale.
E gjithë kjo, për shkak se mazhoranca dëshiron t’i sigurojë 80 vota, aq sa janë të domosdoshme për ratifikimin e kësaj marrëveshje.
Sipas shefes së deputetëve të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është duke u bërë për shkak se dëshirojnë që të sigurohen që t’i kenë 80 vota me partitë tjera opozitare, dhe që të mos dështojë për herë të tretë kjo marrëveshje.
“Mospjesëmarrja e deputetëve të LV-së në votim sot është për arsye të mos rrezikimit të rrëzimit të kësaj marrëveshje. Ne do të presim dhe do të angazhohemi me dy partitë tjera që kur t’i kemi 80 vota të fusim në votim. Votimi apo pjesëmarrja jonë në votim, më kundërshtim të një grupi parlamentarë, pra LDK-ja e rrezikon rrëzimin për herë të tretë në Kuvend të një marrëveshje tepër të rëndësishme. Kjo është arsyeja që ne sot nuk marrim pjesë në votim që të sigurohemi që herën e radhës t’i kemi numrat që ta kalojmë këtë marrëveshje”, ka thënë Kusari-Lila.