Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë në Stanoc

24 mars 2025 | 21:38

Nexhmije Haradini mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.

Lajmin për Gazeta Blic e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Siç njoftoi Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare, dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

“Si pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë. Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje. Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda 24 orëve, Vushtrria u trondit për të dytën herë.…