Krejt çka ndodhi në fillimin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë (video)

04 prill 2023 | 09:30

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, nga dje më (3 prill), i dëgjuan akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë formë ka nisur zyrtarisht gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët që dy vjet e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Derisa gjykimi po vazhdonte, shumë bashkatdhetarë nga e gjithë Evropa kanë udhëtuar drejt Holandës për të marrë pjesë në protestën kundër gjykimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Derisa gjatë së dielës në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësi, në mbështetje të tyre, ku morën pjesë mijëra vetë.

Nga ana tjetër, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë gjykimit në Hagë ka thënë që është i pafajshëm.

E kuptoj aktakuzën e ndryshuar dhe jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Ish-kreu i UÇK-së tha se e konfirmon deklarimin e tij të parë se është i pafajshëm.

 

E njëjta ndodhi edhe me ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, i cili është deklaruar para Gjykatës Speciale, duke konfirmuar deklarimin fillestar se është i pafajshëm.

Veseli gjithashtu ka shprehur pakënaqësinë e tij për vonesën, teksa është deklaruar i pafajshëm, përcjell Klankosova.tv.

“E shprehi paknaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë, megjithatë iu falënderoj, tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar deklarimin e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë se është i pafajshëm në të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Selimi në Hagë, shkruan Klankosova.tv

Mbi ish-krerët e UÇK-së rëndojnë akuza për krime lufte.

Derisa pak më ndryshe ndodhi për ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqi, i cili ka thënë që e kupton aktakuzën me ndryshime që rëndon ndaj tij, por që nuk pajtohet me të.

Krasniqi deklaroi para trupit gjykues se nuk mban përgjegjësi për të cilën flet aktakuza.

“Nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lesoi prokurorja. Aktakuzën e kuptoj kështu siç është por nuk pajtohem me të, pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, ka thënë Krasniqi.

Bashkë me protestën që po mbahej derisa po zhvillohej gjykimi për ish-krerët e UÇK-së, familjarët janë parë duke hyrë brenda në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…