‘Krejt dhe drejt nuk është kryeministër’, protesta para qeverisë nga banorët e fshatit Shipitullë
20 qershor 2024
| 12:43
Qytetarët e fshatit Shipitullë të Obiliqit, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, me baner ku shkruante: “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”.
Kjo protestë është organizuar si shkak i pakënaqësisë së qytetarëve rreth shpronësimit të tokave të tyre për nevojat e KEK-ut.
Banorët janë të shqetësuar se nuk po i lejohet të ndërtojnë shtëpi, të hapin biznese, pasi KEK -u ua ka marrë të gjitha pronat, dhe i lanë vetëm 5 për qind shtëpi.