“Krejt dhe Padrejtë”, gastronomët protestojnë para Qeverisë
25 maj 2021
| 18:48
Shoqata e Gastronomëve ka shprehur pakënaqësi lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 përmes një proteste të organizuar para objektit të Qeverisë.
Ata kanë ironizuar me sloganet e partive politike që garuan në zgjedhje e fundit nacionale.
Në pankartën e tyre shkruhej “Krejt dhe Padrejtë”, “Me gastronomët”“Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi.”, mban “event pakënaqësie”, lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e Covid-19.