‘Krejt Drenica e Klina kanë me m’ardhë n’varrim’, fjalët e fundit të Faton Hajrizit në ‘Tik-Tok’ (video)
Mediet në Serbi kanë raportuar se Faton Hajrizi është ekzekutuar nga policia serbe. Ai dyshohej për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.
Pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës, shumë shpesh ai ishte parë “live” në “Tik-Tok”.
Ai ka thënë se nuk do të lejonte të arrestohet, e që se ka problem të vdesë, ndërkohë shtonte se në varrimin e tij do të shkonin gjithë Klina dhe Drenica.
“Se nuk e lejojë unë me m’i lidh duart. Mua veç më çon deri në morg, veç deri morg mund me çon, absolutisht. Mu prej arrestimit më çon në morg edhe më çon në Klinë të Ultë te varrezat, te familja ime edhe katunarët e mi më varrosin me nderime edhe krejt tri Klinat edhe Drenica merr pjesë në varrim tim. Edhe nuk pritojë me vdek unë absolutisht, hiç, hiç, hiç”, ishin fjalët e fundit të Hajrizit në rrjetin social “TikTok”.