Kremlini i detyron ushtarët e saj t’i ‘dorëzojnë automjetet e tyre private’
Rusia ka filluar të ndien në masë të madhe efektet e sanksioneve perëndimore, por edhe nga humbjet në fushëbetejë në Ukrainë.
Pasi që dështoi të sigurojë trupat e saj më transport, ka bërë të ministria ruse e Mbrojtjes të urdhërojë ushtarët të dorëzojnë veturat e tyre, thuhet në raportin më të fundit të Institutit për Studimin e Luftës, transmeton Telegrafi.
Ky institut citon blogerët ushtarake të cilët theksuan se veturat e tyre private janë “zhdukur” ose transferuar diku tjetër – e ata që po refuzojnë t’i dorëzojnë po ndëshkohen për shkelje të lehta.
“Personeli rus po ndihet sikur janë në luftë me eprorët e tyre”, pretendon një bloger ushtarak, raporton ISW.
Nuk janë vetëm mjetet e lehta transportuese, ushtarëve rusë që po luftojnë në rajonin e Khersonit nuk u janë siguruar as anijet, thuhet ndër tjera në ISW.
Disa njësi po ballafaqohen edhe me mungesë të artilerisë – duke u detyruar të përdorin ato të skaduara që janë më pak precize dhe të papërshtatshme për beteja të ashpra.