Kremlini kërcënon me luftë NATO-n nëse Ukraina përdor armët amerikane kundër Rusisë
31 maj 2024
| 23:33
Një zyrtar i lartë rus ka thënë se mund të hyjë në luftë me NATO-n nëse Ukraina godet brenda Rusisë me armë amerikane.
Të enjten, presidenti Joe Biden hoqi pjesërisht kufizimet se si Ukraina mund të përdorë furnizimet ushtarake të dërguara nga ShBA-ja, raporton SkyNews.
Si përgjigje, zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev lëshoi një sërë paralajmërimesh për Perëndimin.
“Rusia i konsideron të gjitha armët me rreze të gjatë të përdorura nga Ukraina si tashmë të kontrolluara drejtpërdrejt nga ushtarakët e vendeve të NATO-s. Kjo nuk është ndihmë ushtarake, kjo është pjesëmarrje në një luftë kundër nesh”, tha Medvedev.
“Dhe veprime të tilla mund të bëhen një casus belli [një akt që provokon një luftë].”