Kremlini kërkon që Ukraina ta njohë Krimenë si pjesë ruse

07 mars 2022 | 14:17

Rusia ka thënë se mund të ndalojë operacionet në “çdo moment” nëse Ukraina përmbush kushtet ruse.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Ukraina duhet ta njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Përveç kësaj, Peskovi ka thënë se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok (si NATO, për shembull).

Ai ka shtuar se Rusia do të përfundojë “çmilitarizimin” e Ukrainës dhe nëse plotësohen këto kushte, veprimet ushtarake ruse “do të ndalen në një moment”.

Zëdhënësi i Kremlinit ka këmbëngulur se Rusia nuk po kërkon të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë ka siguruar pamje…