Kremlini: Në këtë rast Rusia do të përdorë armë bërthamore

29 mars 2022 | 08:02

Zëdhënësi i Kremlinit, në një prononcim të fundit të dhënë për mediet, ka deklaruar se Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm në rast të një “kërcënimi për ekzistencën” e vendit dhe jo për shkak të luftës aktuale në Ukrainë.

“Çdo rezultat i operacionit në Ukrainë nuk është një arsye për përdorimin e një arme bërthamore,” ka thënë Dmitry Peskov.

Peskov, ndër të tjera, është shprehur se vetëm nëse do të ekzistojë një kërcënim real për shtetin do të përdoren armët bërthamore për ta eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë.

“Ne kemi një koncept sigurie që thotë shumë qartë se vetëm kur ekziston një kërcënim për ekzistencën e shtetit, në vendin tonë, ne mund të përdorim dhe, në fakt, do të përdorim armë bërthamore për ta eliminuar kërcënimin për ekzistencën e vendit tonë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në emisionin DPT…