Kremlini paralajmëroi vendosjen e tyre në jug të Rusisë, Putin: Nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet me armët taktike bërthamore
09 maj 2024
| 15:02
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se nuk ka asgjë të pazakontë në stërvitjet e planifikuara të vendit të tij me armët taktike bërthamore.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se do të praktikojë dislokimin e këtyre armëve në jug të Rusisë, bashkë me Bjellorusisë, pas “deklaratave kërcënuese” nga Perëndimi.