Kremlini: Putini konfirmoi qëndrimin e Rusisë për zgjidhje kompromisi me Kosovën, të pranueshme për Serbinë
Shërbimi për medie i Kremlinit ka njoftuar të enjten se Rusia ka vlerësuar shumë lart kontributin personal të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, në zhvillimin e lidhjeve ruso-serbe.
Në një deklaratë për medie nga Kremlini është theksuar se presidenti serb e ka informuar homologun rus, Vladimir Putin në një bisedë telefonike në lidhje me bisedimet në Uashington dhe Bruksel, të mbajtura në 4 dhe 7 shtator.
Siç është thënë në këtë deklaratë, biseda telefonike në mes të dy presidentëve është iniciuar nga pala serbe, duke bërë me dije se vëmendje e veçantë i është kushtuar zgjidhjes së çështjes së Kosovës, raporton “Tass”.
“Putini konfirmoi pandryshueshmërinë e pozicionit parimor të Rusisë në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi dhe të ekuilibruar të pranueshme për Beogradin, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, është thënë në deklaratë.