Kremlini thotë se nuk mund të imagjinojë negociata publike me Kievin

17 nëntor 2022 | 13:43

Kremlini ka akuzuar të enjten Kievin për ndryshimin e objektivave në lidhje me bisedimet e mundshme të paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Kremlini nuk mund të imagjinonte përfshirjen në negociata publike dhe i bëri thirrje Uashingtonit që ta shtyjë Kievin drejt diplomacisë.

Në një telefonatë informuese me gazetarët, Peskov ka thënë se Shtetet e Bashkuara ishin të afta të merrnin parasysh shqetësimet e Rusisë dhe mund të inkurajonin Kievin që të kthehej në tryezën e bisedimeve nëse do të dëshironin.

Peskov ka thënë se Ukraina kishte ndryshuar pozicionin e saj nëse donte të negocionte me Moskën disa herë gjatë rrjedhës së konfliktit nëntë-mujor dhe nuk mund të mbështetej tek ajo.

”Fillimisht ata negociojnë, pastaj refuzojnë të negociojnë, pastaj miratojnë një ligj që ndalon çdo lloj negociate, pastaj thonë se duan negociata, por ato të jenë publike”, u ka thënë Peskov, gazetarëve.

“Prandaj është e vështirë të imagjinohen negociatat publike… Një gjë është e sigurt: ukrainasit nuk duan asnjë negociatë”, ka theksuar ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 15 nëntor u tha udhëheqësve botërorë se koha për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është “tani”.

“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”, ka thënë ai, duke iu drejtuar samitit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që po mbahet në Bali të Indonezisë.

Ndalja e luftimeve “do të shpëtonte mijëra jetë”, ka thënë Zelensky përmes video-lidhjes.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë zyrtare të homologes së tij kanadeze, ministri i…