Kremlini tregon se për çka diskutuan Putini dhe ish-komandanti i Wagnerit

29 shtator 2023 | 13:35

Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Yunus-Bek Yevkurov dhe ish-komandantin e grupit mercenarë Wagner, Andrey Troshev.

Putini ka biseduar rreth “garancive sociale” për këdo që ka luftuar për të “mbrojtur atdheun”, sipas një transkripti të pjesshëm të takimit. Ai përmendi gjithashtu një takim të mëparshëm me Troshevin, në të cilin ata kishin biseduar për formimin e njësive luftarake vullnetare për të luftuar në Ukrainë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi të premten se Troshev “po punon tashmë me ministrinë e mbrojtjes”, duke cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, raporton cnn.

Kujtojmë se Troshev është kolonel i pensionuar dhe anëtar themelues dhe drejtor ekzekutiv i grupit Wagner, sipas dokumenteve të sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Francës.

Në muajin qershor, Putin propozoi që Troshev të komandonte grupin ushtarak privat pas rebelimit të dështuar të Wagnerit, ku disa ditë më vonë mbeti i vdekur – pas rrëzimit të një aeroplani – udhëheqësi i mercenarëve, Yevgeny Prigozhin.

Pas rebelimit të dështuar, ekspertët e sigurisë parashikuan se Kremlini do të përpiqet të rekrutojë grupin në ushtrinë ruse. Në fillim të kësaj jave, zyrtarët ukrainas thanë se luftëtarët e Wagnerit ishin kthyer në frontin lindor, tani duke punuar si individë për Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka përfshirë një objekt (banesë) sot rreth orës…