
Kremtimi i 17-vjetorit të Pavarësisë nis në Mitrovicë me turneun mbarëkombëtar “Mitrovica Cup”, i pranishëm edhe presidenti i FFK-së
16 shkurt 2025
| 12:57
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me dije se kremtimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e filluan në Mitrovicë, së bashku me të ardhmen e futbollit në vend – djemtë dhe vajzat e grupmoshave U9, U11 dhe U13.
“Turneu tradicional mbarëkombëtar “Mitrovica Cup” ka mbledhur 45 skuadra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ishte një kënaqësi e veçantë t’i shihnim të rinjtë teksa luanin me pasion, talent dhe shpirt garues, në vigjilje të 17-vjetorit të Pavarësisë, duke treguar se e ardhmja e futbollit është premtuese”, ka shkruar Ademi në Facebook.