Krenar Xhaferi, kandidat për deputet nga LDK

04 dhjetor 2024 | 21:32

Drejtori për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi ka njoftuar se ështa kandidat për deputet nga radhët e LDK për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai në Facebook tha se është privilegj të jetë pjesë e LDK-së.

Postimi i plotë:

Të dashur dhe shumë të nderuar miq,

Me krenari ju njoftoj se zyrtarisht jam kandiduar për deputet në Parlamentin e Kosovës, i propozuar nga Dega IV e LDK-së në Prishtinë dhe i miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Për mua, ky është një nder i madh. Është privilegj të jem pjesë e LDK-së, në Kuvendin Themelues të së cilës mori pjesë edhe babai im, dhe që u drejtua nga Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, arkitekti i shtetit të Kosovës. Jam veçanërisht i lumtur që jam pjesë e listës që udhëhiqet nga miku im, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, Kryeministri i ardhshëm i vendit.

Jam i përkushtuar të punoj për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar!

Qofshim faqebardhë dhe na priftë e mbara!

I juaji,
Krenar Xhaferi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar foto nga Skenderaj…