Krenaria e Diasporës në Gjermani është puna edhe suksesi i firmave shqiptare
Shumë shqiptarë në mbarë botën janë udhëheqës të suksesshëm të shumë kompanive të ndryshme.
Dhe të jesh menagjer edhe udhëheqës i firmave në Gjermani është e rëndësishme dhe duke respektuar të gjitha detyrimet e shtetit gjerman. Një ndër firmat e suksesshme në sektorin e ndërtimtarisë është dhe firma ALIUBAU GmbH në rrethin e Kolnit dhe Bonnit me pronar Fehmi Aliun.
Biznesmeni shqiptar është me prejardhje nga Sllatina e Vitisë, i cili ka arritur sukses në sektorin e tij duke punësuar 70 punëtor në firmën e tij, i cili këto suksese i ka arritur së bashku me bashkëpunëtorë gjermanë në cilësinë e lartë të ndërtimit. Dhe kjo tregon se kanë nevojë për të treguar përvojat, sfidat dhe sukseset e të bërit biznes. Njerëzit tanë kudo në botë kanë arritur që me mund të madh me punë dhe konkurrence të madhe të bëhen njerëz të suksesshëm dhe të bëhen referencë në vendet ku jetojnë. Kjo është bërë duke sakrifikuar për të arritur objektivat e tyre.
Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani është themeluar pikërisht që t’i bashkojë biznesmenët shqiptarë në të gjithë botën te cilët kanë arritur në majat e larta të të bërit biznes. Njëkohësisht shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që kanë kontribuar dhe janë përfshirë në kontributin e bashkatdhetarëve tanë për vendin. Si dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes që shërben për të arritur krijimin e një zone të përbashkët, si dhe të marrin hapa konkrete për zgjerimin e investimeve dhe qe shërbejnë për të krijuar ura të shumta bashkëpunimi.
Shkruan: Sami Fejza