Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

06 prill 2025 | 08:42

Kikboksieri serb, Rade Opaçiq pësoi një disfatë të rëndë në luftën më të madhe të karrierës së tij dhe njëkohësisht debutimin e tij në promovimin më të fortë të kikboksit në botë, Glory.

Në eventin Glory 99, Opaçiq u ndesh me Nic Hortan në Roterdam, dhe ai u poshtërua në raundin e dytë.

Opaçiq mendoi se ishte më i mirë se “Big Sexy”, i cili qëndroi i palëkundur nga goditjet e kundërshtarit, duke “ia fikur dritat” më pas.

Pasoi një goditje shkatërruese e Hortas në kundërpërgjigje, ai goditi Opaçiqin me një të djathtë të fuqishme për ta ulur në qosh të ringut.

Serbi nuk mundi të ngrihej dhe gjyqtari shënoi përfundimin e meçit dhe fitoren e luftëtarit nga Kepi i Gjelbër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oleksii Boloshytskyi, kreu i policisë në Ukrainë, ka shpërndarë pamjet…