Krerët e AKI-së do ta marrin 70% të pagës për pesë vjet
12 qershor 2018
| 16:13
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës, ka marrë vendim që drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), zëvendësdrejtori dhe kryeinspektori i AKI-së pas përfundimit të mandatit të marrin 70 për qind të pagës së tyre për pesë vjet.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se ka pasur raste ku drejtori e ka ndërprerë mandatin. Sipas tij, AKI është arkiv i informatave dhe është rrezik të ekspozohen sidomos këto tri pozicionet e para.
“Ne rrezikojmë shumë që t’i lëmë të pambrojtur këto pozita në rast se nuk janë në punë. Kosova në kuadër të obligimeve që u jep atyre, në ruajtjen e sekretit të punës t’i marrë në mbulesë për një kohë të caktuar disa vjeçare”, ka thënë Haradinaj.