Krerët e Malit të Zi pa reagim lidhur me votën kundër Kosovës në Këshillin e Evropës

29 mars 2024 | 11:13

As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit të Malit të Zi nuk kanë reaguar lidhur me votën e një deputeteje të këtij shteti kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Opozita malazeze e ka cilësuar këtë akt si antievropian.

Më 27 mars, Maja Vukiqeviq, kryetare e delegacionit malazias në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), votoi kundër propozimit që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, raporton Rel.

Vukiçeviq është anëtare e Partisë Popullore Demokratike (DNP) pro-ruse në parlamentin malazias, njëherësh deputete e ish-Frontit Demokratik, agjenda e të cilit përfshinte tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, heqjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe daljen e Malit të Zi nga Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Partia e saj e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, duke e quajtur atë “shtet të rremë” dhe “territor të pushtuar përkohësisht”.

Kjo parti është pjesë e shumicës qeverisëse në Mal të Zi që nga ndryshimi i qeverisë në vitin 2020, kur u zëvendësua Partia Demokratike e Socialistëve, e cila njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Që atëherë, në Mal të Zi janë formuar tri qeveri.

Në programet e secilës nuk është vënë në dyshim kursi i politikës së jashtme të vendit, i cili është anëtar i NATO-s që nga viti 2017, si dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shkrimi i plotë: https://www.evropaelire.org/a/mali-i-zi-reagim-vota-kosova-pranim-keshilli-evropes-/32882481.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akrepat e orës do të lëvizin përpara natën ndërmjet të…