Krerët e shtetit nderojnë edhe ushtarët e rënë të NATO-s gjatë shërbimit në Kosovë

12 qershor 2022 | 12:28

Në kuadër të shënimit së 23-vjetorit të Ditës së Paqes, krerët shtetëror kanë bërë nderim edhe te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu duke shprehur mirënjohjen e secilit që shërbeu në çlirimin e Kosovës, tha se miqësitë e ndërtuar me SHBA dhe shtetet anëtare të NATO-s janë të shenjta, e të cilët e kultivojnë çdo ditë.

Osmani-Sadriu u shpreh se më 12 qershor 1999 ushtarët e NATO-s hynë në Kosovë duke dhënë kumtin e lirisë dhe duke ndal vuajtjet e popullit shqiptar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se me punën e përditshme dëshmojnë se ndërhyrja e NATO-s për të çliruan Kosovën ia ka vlejtur shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës së Çlirimit, 12 qershorit, kryetari i…