Krerët e shtetit zbarkojnë në Tiranë

11 shtator 2018 | 22:26

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zv/kryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, do të zhvillojnë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Siq është bërë e ditur sot gjatë ditës kanë udhëtuar për Tiranë, në një vizitë të paralajmëruar më herët, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Këta të dy pritej që nesër t’i takonin udhëheqësit e shtetit shqiptarë, me të cilët do të bisedonin për gjendjen e fundit në vend.

Edhe pse ky takim nuk ishte i paralajmëruar më parë, informacionet nga Tirana thonë se takimi do të zhvillohet sonte dhe ka të bëjë ekskluzivisht me dialogun Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ditë më parë…