
Krerët institucionalë bëjnë homazhe te busti i Bobe Dole
06 dhjetor 2021
| 14:43
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë sot kanë bërë homazhe tek busti i ish-senatorit, Bob Dole, me rastin e ndarjes së tij nga jeta.
Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeparlamentrin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, kanë vendosur kurora lulesh pranë bustit të ish-senatorit Bobe Dole.
Ish-senatori amerikan, Bob Dole, i cili vdiq në moshën 98-vjeçare, një pjesë të karrierës së tij ia ka kushtuar Kosovës dhe rrugës së saj drejt pavarësisë.