Krerët shtetërorë takojnë senatorin Johnson, konfirmohet mbështetja e SHBA-ve
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli si dh eambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku janë takuar me senatorin amerikan, Ron Johnson, ku kanë biseduar për rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti Thaçi, ku ka thënë se ShBA-të do ta mbështesin Kosovën edhe në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut,
”Sapo përfunduam një takim me mikun e Kosovës, senatorin Ron Johnson. Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit. Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.