Kreshnik Berisha sjell këngën “Plaga e gurbetit” (Video)

10 maj 2018 | 14:03

Këngëtari nga komuna e Burimit, Kreshnik Berisha, ka lansuar këngën “Plaga e gurbetit”. Berisha i cili  prej vitesh merret me muzikë ka lansuar një mori këngësh, por këtë radhë ka vendosur t’u këndoj gurbetqarëve.

Berisha i cili ka jetuar për një kohë në Itali ka thënë se askush s’mund ta di më mirë plagën e gurbetit se sa ai që ka provuar një gjë. “Muzika ka qenë gjithmonë pasioni im. Qysh në fëmijëri kam qenë i lidhur me botën e muzikës, fillimisht duke përdorur instrumentin e çiftelisë. Me kalimin e kohës muzika ishte bërë hobi im. Arsyeja e lansimit të kësaj këngë ka të bëjë me një pjesë të jetës sime të cilën e kalova në gurbet, por që unë s’mund t’i rezistoja kurbetit, prandaj vendosa t’i kthehem vendlindjes sime Saradranit. Prandaj, kjo këngë iu dedikohet gurbetqarëve me të cilët jam i lidhur me mish e shpirt”, ka thënë Berisha për gazetën “Epoka e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Zona e errësirës” e oqeanit të mistershëm, e zbuluar 300…