Kreshnik Radoniqi, kryetar i ri i KQZ-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e ka emëruar gjyqtarin Kreshnik Radoniqi kryetar të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas ndërprerjes së mandatit të kryesueses së deritanishme të KQZ-së Valdete Daka.
“Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Radoniqi, në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi me 2007”.
“Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani i ka uruar punë të mbarë z. Radoniqi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të KQZ-së dhe funksionimit të tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet për zgjedhje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidentja shkarkon nga pozita e kryetares së KQZ-së Valdete Dakën