Kreu britanik i shëndetësisë: Nëse vdesin më pak se 20 000 jemi në rregull
29 mars 2020
| 10:22
Stephen Powis, drejtor i Qendrës Kombëtare të Shëndetit në Britani, u shpreh se Mbretëria e Bashkuar, nëse do ta kalojë krizën e koronavirusit me 20 000 vdekje, do të thotë që ia ka dalë mbanë.
“Nëse e mbajmë numrin e viktimave nën 20 000 mund të themi se ia kemi dalë me këtë pandemi. Më pak se 20 000 viktima do të ishte një rezultat i mirë, edhe pse çdo vdekje është një tragjedi”, u shpreh Powis, duke bërë me dije se më shumë se 170 milionë maska janë shpërndarë në dy javët e fundit nëpër spitalet e Britanisë.