Fuqitë botërore duhet të vendosin nëse duan të miratojnë një rezolutë për të kritikuar Iranin apo do ta rrisin presionin gjatë takimit të javës së ardhme të bordit të guvernatorëve të ANEB-it. Miratimi i një rezolute do të mund të rrezikonte rinisjen e bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore të arritur ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.
Sipas kësaj marrëveshjeje, që u arrit më 2015, Teherani u pajtua që të reduktojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Por, më 2018, atëbotë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e largoi Uashingtonin nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit.
Më 2019, në përgjigje të sanksioneve amerikane, Irani shkeli një sërë pikash të marrëveshjes, siç është pasurimi i uraniumit në nivel shumë të pastër, afër pastërtisë që kërkohet që uraniumi të përdoret për armë bërthamore.