Kreu i bizneseve kosovare takohet me ambasadorin e Malit të Zi në vendin tonë, Bernard Çobaj
07 maj 2024
| 20:35
Kreu i Lidhjes së Bizneseve në Kosovë, Besart Dreshaj ka mirëpritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në vendin tonë, Bernard Çobaj.
Kështu bëri të ditur vetë Dreshaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Pjesë e delegacionit të Lidhjes Bizneseve të Kosovës ishin, z. Hashim Deshishku-Nënkryetar,z. Brahim Selimaj -Sekretar dhe z. Bajrush Hoti- anëtar”, shkroi ndër tjerash Dreshaj.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
LIDHJA E BIZNESEVE PRET NË TAKIM AMBASADORIN E MALIT TË ZI NË KOSOVË
Sot, Kryetari i Lidhjes Bizneseve , z. Besart Dreshaj, më bashkëpunëtor priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, z. Bernard Çobaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biznesit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
z. Bernard Cobaj së bashku më z. Dreshaj u dakorduan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve të përbashkëta, forumeve të përbashkëta ekonomike, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve afariste ne mes të dy vendeve.
Pjesë e delegacionit të Lidhjes Bizneseve të Kosovës ishin, z. Hashim Deshishku-Nënkryetar,z. Brahim Selimaj -Sekretar dhe z. Bajrush Hoti- anëtar.