![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/21678120743_345cddacba_z.jpg)
Kreu i Bundestagut: Vuçiqi është zgjatje e Kremlinit dhe Pekinit në Evropë
26 shkurt 2024
| 21:51
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq hidhet në krahët e regjimit kinez.
“Vuçiq në mënyrë cinike hidhet në krahët e regjimit kinez dhe i jep atij një kalim të lirë për një zgjidhje ushtarake të çështjes së Tajvanit. Vuçiq është zgjatje e Kremlinit dhe i Pekinit në Evropë”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.