Kreu i Federatës së Futbollit të Japonisë i infektuar me koronavirus
17 mars 2020
| 10:29
Kryetari i Federatës së Futbollit të Japonisë, Kozo Tashima, ka dalë pozitiv me koronavirus, shkruan agjencia e lajmeve “Kyodo”. Burime brenda federatës kanë konfirmuar lajmin për agjencinë “Kyodo”.
Tashima është edhe zëvendëskryetar i Komitetit Olimpik të Japonisë.