Kreu i LV-së në Pejë Kelmendi: Pasojat, papërgjegjësi e qeverisjes komunale
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, zv/ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Taulant Kelmendi, ka reguar pas ngjarjes së vërshimeve në komunën e Pejës, pasojë e së cilës u shënuan dy viktima brenda një familjeje, në Bashkësinë Territoriale ‘Asllan çeshme’ të kësaj komune.
Kelmendi i LV-së, për ngjarjen dhe epilogun, e ka bërë përgjegjëse qeverisjen komunale të Pejës, e cila, sipas tij, vetëm në tre muajt e fundit ka parë përsëritjen e situatës për herë të katërt.
“Vërshimet që po ndodhin në Pejë nuk janë fatkeqësi natyrore të paparashikueshme, por rrjedhojë e mungesës së planifikimit infrastrukturor dhe ndërtimit të sistemeve për parandalimin e këtyre situatave.
Vetëm në tre muajt e fundit kjo situatë po përseritët për herë të katërt.
Bashkëndjejmë me shumë familje që po pesojnë për mungesë të përgjegjësisë nga qeverisja e komunës së Pejës”, thuhet në reagim.