Kreu i SHSKUK-së, infektohet me COVID-19

06 nëntor 2020 | 15:13

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi, është infektuar me koronavirus.

Lajmi për Krasniqin është dhënë sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik pas analizave të bëra në laboratorët e këtij Instituti.

E në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë infektuar me COVID-10 një numër i madh i stafit shëndetësor.

Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë të sëmurë aktivë me COVID-19 anesteziologë dhe 12 infermierë.

Këto shifra janë konfirmuar nga drejtori i Klinikës Dr. Nehat Baftiu. “Mbrëmë janë konfirmuar edhe dy infermierë. Në total janë 12 infermierë të sëmurë dhe 10 anesteziologë”, ka deklaruar Baftiu.

Klinika e KAM-it është e dyta për nga numri më i madh i punëtorëve në QKUK, por megjithatë ka mungesë të anesteziologëve. Aktualisht janë 57 specialistë të anestezionit, pasi pesë anesteziologë e kanë lënë punën në QKUK gjatë muajve të fundit.

E deri më tash në nivel vendi janë mbi 700 mjekë që janë prekur nga koronavirusi. Ndërkohë mbi dhjetëra të tjerë tashmë kanë ndërruar jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enver Hoxhaj do të jetë ushtrues i detyrës së kryetarit…