Kreu i Sindikatave të Shëndetësisë kërkon të shtyhen zgjedhjet për 6 muaj
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani që t’i shtyjë zgjedhjet për 6 muaj si shkak i situatës me pandeminë.
Syla përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar të formohet një grup për shpëtim nacional nga pandemia.
Ky është postimi i tij:
Presidentes…Kërkesë
E nderuar anuloi zgjedhjet lokale per 6 muaj…
Duke e ndjer dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi spo merrni vesh.
PRESIDENTE jemi për marre e gjynah, për menaxhim të Pandemis, Ju lutem jeni bija e një punetore të rrespektuar shëndetsore, e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur, dermuar, ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni.
Nuk po kërkoj takime, foto të qastit e lëmosh, po kërkoj njerzi dhe ndenje.
KRYETARE ANULONI ZGJEDHJET LOKALE DHE FORMONI SA MË SHPEJT NGA JU GRUPIN PËR SHPËTIM NACIONAL NGA PANDEMIA …JEMI KEQ…
ME RESPEKT DR. Blerim Syla.