Kreu i Wagnerit: Kundërofensiva ukrainase mund të bëhet tragjedi për Rusinë
Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se një kundërofensivë ukrainase mund të kthehet në një “tragjedi” për Rusinë, ndërsa luftëtarëve që i drejton po u mungon municioni.
Për muaj të tërë Wagneri ka udhëhequr sulmin rus në Bakhmut, qytetin lindor të Ukrainës, raporton theguardian.
Prigozhin është aleat i presidentit Vladimir Putin, por si kreu i një formacioni paraushtarak ka qenë i përfshirë në një luftë për pushtet me Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
“Ne (Wagner) kemi vetëm 10-15 për qind të predhave që na duhen”, tha ai, duke fajësuar udhëheqjen e ushtrisë së Rusisë.
Ai foli në një intervistë për korrespondentin rus të luftës pro-Kremlinit, Semyon Pegov.
Prigozhin tha se pret që kundërsulmi i ukrainasve të fillojë në mes të muajit maj, dhe “kjo kundërofensivë mund të bëhet një tragjedi për vendin tonë”.