Kreu i KE-së, në Prishtinë më 26 prill
19 prill 2018
| 19:55
Numri një i Komisionit Evropian, Presidenti Donald Tusk do të zhvillojë një turne në vizitë 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, javën tjetër.
Ai do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën, Bosnjën dhe Maqedoninë, raporton KTV.
Vizita në Prishtinë do ta marrë vëmendjen e veçantë, pasi që këtu do të diskutohet për formatin e pjesëmarrjes së Kosovës në Samitin e Sofjes.
Pritet që Tusk të qëndrojë në Prishtinë, më 26 prill.
Disa shtete, si Spanja, Sllovakia dhe Qipro kanë kërcënuar me bojkotim të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, nëse Kosova merr pjesë si shtet.
Nikoqiri i samitit, kryeministri bullgar, Borisov tha këtë javë në Prishtinë se Kosova do të jetë e barabartë në samit.